Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi me banorët e Astirit: Rama në grahmat e fundit të despotizmit, rebelimi i qytetarëve s’ndalet


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, është treguar e ashpër me kryeministrin Rama. Në një deklaratë ajo ka thënë se Rama dhe veglat e tij po bëjnë çmos që t’u heqin shqiptarëve edhe të drejtën e protestës, duke keqpërdorur policët dhe duke shfrytëzuar kapjen e institrucuioneve të drejtësisë dhe mediat e blera prej tij.

Ajo ka mbështetur plotësisht protestës ebanorëve të Unazës së Re dhe Bregut të Lumit kundër prishjes së banesave të tyre duke thënë se do i mbështesë deri në fund banorët që as janë shitur në 20 ditët e protestës pavarësisht përpjekjeve t ë qeverisë.

 “Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t’u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës.

Me kërcenime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më sot përpiqet të ndalë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre.

I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve.

Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij. që pasurohen me paratë e shqiptarëve.

Kryeministri i krizës, i rraskapitur nga skandalet e njëpasnjëshme tashmë ndodhet në grahmat e fundit të despotizmit të tij politik. Çdo minute, çdo orë dhe çdo ditë protestë kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.

Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta.

Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajon dhe forcën e atyre banorëve që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë megjithë përpjekjet e qeverisë.” – shkruan Kryemadhi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *