Mbrëmjen e kaluar përfunduan zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.
Kryetari i ri i degës së PD-së në Durrës është shpallur Ferdinand Xhaferraj me plot 222 vota, kundrejt 130 votave që mori Sokol Kapedani.
Sakaq, 14 vota dolën të pavlefshme ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 83%. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Xhaferraj tha se betejën e ka me kryebashkiakune Durrësit, Vangjush Dakon.
“Kjo degë partie, gjatë këtyre ditëve dhe muajve, ka përcjellë një mesazh të qartë: Ne kemi kuptuar që betejën nuk e kemi me njeri-tjetrin, e kemi me kundërshtarin me Dakon dhe klanin e tij dhe si degë partie po bëhemi gati ta fitojmë këtë betejë”, tha Xhaferraj për kamerat e DurrësiLajm.