Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, të shtunën shprehu besimin se miratimi i marrëveshjes së emrit që u nënshkrua me Greqinë në qershor, është i arritshëm, në një diskutim në Parlamentin maqedonas që pritet të fillojë në datën 1 dhjetor, shkruan “Ekathimerini”.
“Unë mendoj se jemi shumë afër zgjidhjes së një çështjeje që është në pritje për 27 vjet dhe për të ndërtuar një urë afrimi midis dy kombeve”, tha Dimitrov agjensisë ballkanike të lajmeve “IBNA” të shtunën pas një takimi mes katër shteteve në Selanik.
Ministri i Jashtëm i Jashtëm grek, Giorgos Katrougalos, tha të premten e kaluar se ai ishte i sigurt se vlerësimi i kushtetutshmërisë së IRJM “do të pasqyrojë gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjen e Prespës”.