Vendosni fjalën kyçe....

“Në fushatë nuk pyetet për biografinë“, Salianji-Ramës: Shqiptarët e refuzojnë këtë model, të arrestohet Dako!


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinaji, edhe njëherë tjetër ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për t’i dalë në mbrojtje Dakos, që “në fushatë nuk pyetet për biografinë dhe për dëshminë e penalitetit.”, Salianji kujton se po dje në Itali, zëvendëskryeministri Luigi di Maio, refuzoi të shkojë në një takim elektoral, sepse kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e bosit të mafias.

“Dosja 339, e cila i ka shfaqur publikut bashkëpunimin e qeverisë me bandat për të mbajtur pushtetin me çdo mjet, është dëshmia sesa larg Europës po na mban Edi Rama.

Dje, në Itali, zëvendëskryeministri Luigi di Maio, refuzoi të shkojë në një takim elektoral, sepse kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e bosit të mafias, Provenzano, duke kërkuar nisjen e dialogut me familjet mafioze.

“Ky është një koncept shumë i rrezikshëm. Duke bërë një foto të tillë, po i jep mesazh bashkëpunues botës së krimit. Ato vota nuk i duam, i perbuzim! Shteti nuk mund të ketë afrimitet me këta persona”- u shpreh zëvendëskryeministri italian.

Po dje, pak orë më vonë, në Tiranë, kryeministri Edi Rama u tregoi shqiptarëve se bashkëpunimi me krimin e organizuar në fushatë elektorale është normalitet politik, që as nuk duhet të vihet në diskutim.

“Në fushatë nuk pyetet për biografinë dhe për dëshminë e penalitetit.”- tha kryeministri i Shqipërisë për t’i dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, simbolit të bashkëpunimit me krimin e organizuar në fushatë elektorale.

Kontrasti është i qartë: në Itali është një qeveri që refuzon vota nga të afërmit e mafiozëve, në Shqipëri është një qeveri që drejton vendin me votat e mafiozëve dhe të krimit të organizuar. Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!”, tha Salianji.

Pasi krahason këto dy raste dhe pasi përmend figurat e Partisë Socialiste që sipas tij dëshmojnë bashkëpunimin me krimin në zgjedhje, Salianji thotë se ky model refuzohet nga shumica e shqiptarëve.

 “Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, për të asgjesuar demokracinë në vend.

* Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe bandës së Durrësit.

* Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes,

* Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga janë shembujt më flagrantë të strategjisë kriminale të Edi Ramës që shet si normë qytetarie bashkëpunimin me krimin më zgjedhje.

 Shumica e shqiptarëve e refuzojnë këtë model, prandaj prokuroria duhet të avancojë me dosjen 339, të arrestojë Vangjush Dakon! Për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me krimin nuk mund të ketë më falenderime për krimin! Shqiptarëve u duhet standardi italian i përbuzjes së votave që siguron krimi dhe jo bashkëqeverisja me krimin e organizuar!”, tha deputeti demokrat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *