Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet shqiptari me tre emra


Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, nën akuzat për “pjesëmarrjes në grup kriminal” dhe “shfrytëzim prostitucionit”.

Arrestimi u bë nga Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit.

“Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.”, njofton policia.

Besnik Bungaja, Besnik Leka, apo Astrit Leka, me tre emra rezulton të njihet i arrestuari, që pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *