Vendosni fjalën kyçe....

Nuk është operacion, policët thjesht po bëjnë “show” duke “zaptuar” rrugët (FOTO/VIDEO)


Pas aktivitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku u prezantua flota e re e Policisë së Shtetit, efektivët e policisë parakaluan në kryeqytet me motorat dhe makinat e reja, duke paralizuar gjithë lëvizjen.

Për ditë me radhë kryeministri Rama ankohej se banorët e Astirit kishin bllokuar rrugën për drejtuesit e automjeteve, por mesa duket kur bëhet fjalë për kauza si të “ekspozosh makinat e reja”, nuk vlen i njëjti rregull.

Ndërsa shumë menduan se mos bëhej fjalë për ndonjë mega-operacion, rezultoi se nuk ishte aspak kështu. Policët thjesht po tregonin se ishin pajisur me një flotë të re mjetesh, 134 makina dhe 30 motoçikleta. Pas Tiranës, punonjësit e policisë do të vazhdojnë paradën qark më qark.

Por kur banorët e Astirit bllokuan rrugët për të mbrojtur banesat e tyre, Rama i quajti ata “zaptues profesionistë të tokave” dhe vetëm dy ditë pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë, qarkullimi u bllokua për një kauzë tjetër “si të mburremi për makinat e reja të policisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *