Templates by BIGtheme NET

“Policia 24 orë dhunë e terror protestuesve, Daniel Drobajt tenton t’i thyejë gishtat për hakmarrje”

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas lajmeve se policia po ushtron dhunë ndaj protestuesve të Unazës së Re.

Sipas Berishës, prej 24 orësh policët kanë hyrë me forcë në banesat e protestuesve, madje të pa pajisur me uniformë, duke i dhunuar në shkelje të Kushtetutës.

Berisha thotë se policët kanë dhunuar 17-vjeçarin Paulo Ahmetcenaj në qeli, si edhe Daniel Drobajn i cili akuzohet si ai që hodhi shashkën që i preu gishtat polices Ina Muka. Berisha thotë se policët janë përpjekur t’i thyejnë gishtërinjtë Drobajt.

“Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!

Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!

Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.

Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.

Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij!”, shkruan Berisha.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto