Një debat në distancë është zhvilluar dje mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit dhe moderatorit Ylli Rakipi.
Pasi Rakipi tregoi mbrëmë se si e kishte mbrojtur Ramën, kur përmbyti Tiranën duke hapur digën e Liqenit Artificial dhe pasi analisti Andi Bushati i doli në mbrojtje kolegut duke thënë se si kryeministri ka blerë mediat, Edi Rama ka reaguar edhe njëherë, kësaj radhe duke bërë si qen “Ham e hum”.
Duke i krahasuar me qentë, Rama thotë se dy gazetarët shpifin.
“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum, tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman,pa nishan.Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin,shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga,e la dhe ruletën,leh fort parimori se s’harron dot kuletën.”, shkruan Rama në “Twitter”.
Kujtojmë se ditën e djeshme, në rubrikën “Përgjigja ime”, Edi Rama ka shënjestruar analistin Ylli Rakipi, duke e sulmuar me të dhënat rreth një kontrate qiradhënie që Rakipi ka me CEZ-in.
Rama thoshte se Rakipi ka marrë në emër të Ylli Kadriut, 2 milionë e 561 mijë euro.
Ylli Rakipi iu kundërpërgjigj me vrull, duke rrëfyer stisjen e një “Fake Neës”-i, me dirigjimin e Ramës, vite më parë. Fjala është për përmbytjen e Tiranës nga liqeni artificial.
“Ja për shembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.
Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.
Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.
Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!
Por, ç’të bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.
Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.
Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.
Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur.”, janë fjalët e Rakipit.
Në këtë debat ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, duke i kujtuar kryeministrit Rama se të gjitha veprimet e tij nga pozcionet e bashkisë dhe qeverisë kanë synuar blerjen e mediave.
“Pasi pash betejen me video mes Edi Ramës dhe Ylli Rakipit, ku kryeministri i përmendte gazetarit mosrinovimin që Rilindja i mund ti bënte një kontrate qiraje me një kompani private si CEZ më lindi një pyetje : ore mirë i përmendi Rakipit lekët e qirasë, po lejen e pallatit që mori atë qira, kush e firmosi ? Po ky tipi që s’bën kompromise me mediat, mir ia dha Rakipit rastësisht atë leje, po si i’a ka dhënë Sandrit, Irfanit, Dulakut, Kokëdhimës, Tur Çanit mijra e mijra metra katrorë dhe Vjollcës me dhjetra kioska ne TR?
Vetëm nga përgjigjja e kësaj pyetje mund të kuptohet se cila është materia e biodegraduar që blen media prej dy dekadash.”, shkruante Bushati.
Por ndezja e një debati me analistët, duket se i leverdis kryeministrit Rama në këtë kulm protestash.
Sa herë kryeministri gjendet me shpatulla pas muri, i përballur me akte arbitrare korruptive, me ministra nën hetim ndërkombëtar ose me protesta ku ‘i fluturon këpuca kokës’, Edi Rama menjëherë nis sulmet ndaj gazetarëve dhe emrave të përveçëm. Duket se debatin, Rama e ka strategji të përsëritur dhe e kërkon shpesh në situatë tensioni publik, që tensionin ta orientojë drejt debateve krejt personale me gazetarë të caktuar.