Reali i Madridit është mundur keqazi nga modestët e Eibarit me rezultatin 3-0 duke u kthyer sërish me këmbë në tokë pas disa suksesesh radhazi.
Trajneri i ri Solari duhet t’ia nisë sërish nga e para me lojtarët që këtë sezon janë ende larg të qenit kandidait për titullin kampion ose Ligën e Kampionëve.
Formacioni madrilen ka 4 pikë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më shumë për të luajtur, gjë që mund ta thellojë largësinë. Pas golit të parë në pjesën e parë, madrilenët nuk qenë në gjenjde të reagojnë duke pësuar edhe dy të tjerë në pjesën e dytë e duke kapitulluar përfundimisht.
Gjithsesi sezoni nuk ka mbërritur ende në mesin e tij dhe Reali i Madridit e ka gjithë kohën e nevojshme për t’u kthyer në garën për titullin kampion. Javët në vijim ekipi ka ndeshje të lehta dhe e ka gjithë mundësinë që të marrë veten e të përmirësojë pozitat.