Vendosni fjalën kyçe....

100 mijë francezë në rrugë kundër Macron, plagosen 19, arrestohen 40 të tjerë (VIDEO)


Nga protesta në Francë kundër Presidentit Emmanuel Macron kanë ngelur të plagosur 19 persona dhe 40 të tjerë janë arrestuar.

Policia në Paris përdori gaz lotsjellës dhe ujë  për të shpërndarë protestuesit, të cilët janë ngritur në demostrata për rritjen e çmimeve të karburantit. Dhuna shpërtheu në Champs-Elysees ndërsa protestuesit u përpoqën të kalonin nëpër kordonin e sigurisë për të vijuar me protestën e tyre.

Organizatorët e lëvizjes “jelekët e verdhë”, të emëruar pas veshjes së tyre të dallueshme të dukshme, kundërshtuan rritjen e çmimit të karburantit, naftës.

Më shumë se 100,000 persona  morën pjesë në protestat e së shtunës në të gjithë  Francën. Ata protestuan kryesisht në mënyrë paqësore, përveç në kryeqytet, ku u mblodhën 8,000 demonstrues. Por, më vonë ato u irrituan kur reflektuan për rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale, si dhe ankesat për një sërë politikash të presidentit Macron.

Mësohet se janë plagosur 19 persona dhe janë arrestuar 40 të tjerë.  “Turpi bie mbi ata që sulmuan oficerët. Në republikën franceze nuk ka vend për dhunë”, u shpreh Macron në Twitter.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *