Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmur sot kryeministrin Rama duke e quajtur ordiner dhe manjak të karriges së pushtetit.
Vasili ka publikuar edhe një video ku dukne pamjet se para 7 vitesh Rama dhunonte me hunj e drunj efektivët e Policisë para godinës së Kryeministrisë.
Vasili flet edhe për një efektiv policie i cili mbrojti flamurin shqiptar në protestën e 21 Janarit por sipas tij është ulur në detyrë nga Rama.
Reagimi:
Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te.(video)
Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje.
Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dhunonte si kriminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte.
Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeminister ne vend qe te ngrinte,perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dhunes se urdheruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise.
Ndaj shiheni videon dhe ju perseris,refuzoni te degjoni nje mashtrues kryeminister qe genjeshtren e ka te vetmin dimension te vertete te tij.