Vendosni fjalën kyçe....

BE miratoi “Brexit-in”, Junker: Lajm i trishtë, nuk është ditë feste


Bashkimi Europian më në fund miratoi marrëveshjen për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE gjatë një samiti emergjent në Bruksel. Marrëveshja tani pritet të miratohet, ose të refuzohet, nga deputetët britanikë.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe presidenti  Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i cili është shprehur se në fakt  kjo është një tragjedi.

“Është një ditë e trishtuar të shohësh një vend si Britania e Madhe të dalë nga BE. Nuk është një moment gëzimi dhe as feste. Është një ditë e trishtuar, një tragjedi”, tha Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian.

Parlamenti britanik pritet ta votojë marrëveshjen në fillim të dhjetorit, por miratimi i saj nuk është i garantuar, me laburistë, deputetë të tjerë e madje edhe konservatorë, që pritet të votojnë kundër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *