Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 11 të arrestuarit e protestës para Kuvendit. Mësohet se gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për 10 prej të arrestuarve. Mes 11 të arrestuarve gjykata ka dënuar me burg vetëm Dorjan Protoduarin. Po kështu, më herët në mëngjes gjykata dha 30 ditë burg për Dorjan Protoduarin, një nga protestuesit.
Dorjan Produari
Dorjan Protoduari është një nga protestuesit te protestës te “Unaza e Re”. Ai është cilësuar si një nga organizatorët e protestës dhe mbi të rëndon akuza“Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”.
Ilias Sketiraj
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë autorin që gjuajti me këpucë kryeministrin Edi Rama. Gruaja e Ilias Sketiraj ka deklaruar pas këtij vendimi se janë banorë prej 20 vitesh të Unazës së Re dhe se nga kjo qeveri është dhunuar burrin dhe fëmijët në vitin 2014.
Edhe në 2014 policia na ka dhunuar ne dhe fëmijet. Fëmijët tani kanë kërkuar azil në Gjermani, na kanë ikur”, u shpreh gruaja e të arrestuarrit.
Masa për 10 protestuesit e tjerë:
Erald Muçaj, detyrim paraqitje
Ali Naliç, detyrim paraqitje
Alban Ahmetcenaj, detyrim paraqitje
Paolo Ahmetcenaj, detyrim paraqitje
Lulzim Dozhlani, detyrim paraqitje
Fluturim Koleci, detyrim paraqitje
Ruzhdi Daci, detyrim paraqitje
Marsel Velillari, detyrim paraqitje
Amarildo Sinanaj, detyrim paraqitje
Shpati Bilbilaj, detyrim paraqitje / Hashtag.al