Protestuesit e arrestuar janë duke dhënë dëshminë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Lulzim Dozhani, 45 vjeç u shpreh se policia atë bashkë me gruan i kanë tërhequr zvarrë nëpër komisariate dhe djali ka mbetur rrugëve.
“Jam arrestuar me gjithë gruan time. Nuk shkoja dot të merrja djalin 7- vjeç nga shkolla. Ne na kanë çuar në komisariat. Nuk na kanë lënë të komunikojmë me askënd. Djali ka shkuar në shkollë, e ka gjetur shtëpinë mbyllur, ka pasur frikë e ftohtë. Është ushqyer tek komshinjtë ne na kanë tërhequr zvarrë nëpër komisariate e burgje”, tha Dozhani.
Ndërsa një tjetër Rruzhdi Daci është shprehur se e kanë arrestuar pasi e kanë konsideruar si një militant të PD-së.
“I kam të gjitha këtu para nuk jam dakort me akuzën se nuk më është paraqitur asnjë provë, une jam ushtarak në pension, e di çdo të thotë element të veprave penale, nëse më vertetohet. Një oficer policie i Kombinatit me tha që mos i jep shume gojës, kam folur edhe në TV disa here dhe një ndër arsyet që më kanë shoqëruar pasi më pandehën si militant të PD-së “, u shpreh ai.
Dëshmia para gjykatës e Lulzim Dozhanit: