Vendosni fjalën kyçe....

Fundoset anija, 29 të vdekur në Ugandë


29 persona kanë humbur jetën pasi një anije u fundos në liqenin Viktoria në Ugandë. Mesohet se në anije ndodheshin rreth 100 njerëz kur ajo u fundos afër kryeqytetit Kampala. Mediat vendore i kanë përmendur disa emra të figurave të njohura, duke shtuar se princi i një mbretërie tradicionale ka mbijetuar.
Aksidentet në liqenin Viktoria janë mjaft të shpeshta, shumica e të cilave ndodhin për shkak të anijeve të mbingarkuara. “Anija ishte e stërngarkuar dhe moti ishte i keq”, tha zëdhënësi i policisë, Patrick Onyango. Më shumë se 20 njerëz janë shpëtuar nga uji, por një numër i pacaktuar ende mbeten në listën e të zhdukurve.
Familjet dhe miqtë e të fundosurve u mblodhën në breg të liqenit. Ata i përcillnin ekipet e shpëtimit duke nxjerrë trupa nga uji. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *