Vendosni fjalën kyçe....

Juncker: BE dhe Italia nuk janë në luftë për borxhin


Bashkimi Evropian dhe Italia nuk janë në luftë me njëri-tjetrin, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në lidhje me mosmarrëveshjen për çështjen e buxhetit.

Të shtunën Juncker organizoi një darkë pune me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, i cili pas takimit deklaroi se shpresonte të shmangeshin sanksionet e BE-së.

Në fillim të javës, Komisioni propoi masa ligjore kundër Italisë, deri në gjoba të rënda, pasi Roma planifikon të rrisë deficitin në 2019 duke mos respektuar rregullat e disiplinës buxhetore të eurozonës.

Juncker deklaroi se darka me Conte ishte e gjallë dhe interesante. Ramë dakort për të vijuar dialogun dhe për të reduktuar qëndrimet e kundërta.

Shtetet e tjera anëtare të BE-së duhet të miratojnë propozimin e Komisionit për të ndëshkuar Italinë, gjë që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Qeveria populiste italiane përcaktoi për vitin e ardhshëm një objektiv deficiti prej 2,4% të produktit të brendshëm bruto (PBB), ose tre herë më i lartë mbi atë që ishte përcaktuar nga qeveria e mëparshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *