Vendosni fjalën kyçe....

Nora Malaj: Rama sot është futur në burgun e qytetarëve


Pas reagimeve të PD-së, ka qenë edhe LSI-ja e cila kë dënuar  vendimin e dhënë nga gjykata për 11 të arrestuarit. Deputetët e opozitës ishin aty për të mbështetur protestuesit.

Deputetja Nora Malaj ka theksuar se vendimi për të lënë në burg  shtetasin Dorjan Protuduarin, tregon qartë veprimin arbitrar të gjykatave.

“Sot është futur Edi Rama në burg, sepse është futur në burgun e qytetarëve , të cilët përpara shtëpive dhe jetës së tyre, nuk do të lejojnë që t’i shkelin mbi kufoma dhe t’i trajtojnë si qenie johumane.

Sot u dha në vendim i padrejtë për një djalë, që në një shtet të drejtësisë flet me forcën e fjalës dhe të veprimit. Ai mbron ëndrrën e shqiptarëve që është shtëpia. Ai mbron ëndrrën e policisë që është rendi. Ai mbron ëndrrën e sigurisë që është siguria  dhe mbron ëndrrën e dashurisë që është dashuria midis shqiptarëve.”, u shpreh ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *