Presidenti Meta viziton shkollën fillore në gjuhen shqipe në Mal të Zi (VIDEO)


Presidenti Meta vizitoi shkollën fillore në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në Komunën Rozhaje në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë. Në këtë ceremoni Presidenti Ilir Meta u prit nga  stafi pedagogjik, dhjetra nxënës e prindër të tyre.

“I lumtur të vij sot pranë brezit më të ri të shqiptarëve.”, u shpreh Meta.  Presidenti Meta dhuroi për shkollën fillore 40 fotografi të përfaqësuesve me të ndritur të Rilindjes sonë Kombetare si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Çdo ditë do jem shpirtërisht pranë këtyre femijëve të mrekullueshëm. Falenderoj stafin pedagogjik për punën e mrekullueshme që bën në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.”. u shpreh Meta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *