Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode në Këshillin e Bankës së Shqipërisë.
Vasili e ka quajtur Ramën të paturp dhe të korruptuar i cili ka paditur më parë Boden dhe tashmë e gradon.
Postimi i plotë:
Kryeminister i paturp dhe i korruptuar,i padit pastaj i gradon.
Kur ky kryeminister i paturp padiste ne prokurori dikur ish.ministrin Bode isha i bindur qe bente estrade dhe nuk besoja asgje qe thoshte.
Isha i bindur qe ishte genjeshtar!
Isha i bindur qe ishte i pacipe!
Isha i bindur edhe qe ishte i korruptuar!
Dje e padiste ne prokurori Boden per kredine e rruges Durres Kukes,e padiste ne prokurori Boden edhe per privatizimin e OSSH, e akuzonte Boden edhe per llotarine kombetare,e bente Boden fajtoredhe per greminen financiare dhe borxhin 700 milion euro…..por sot e propozon per keshillin e Bankes Shqiperise.
Ky eshte turpi qe qeveris vendin.
Fiksojeni ne mendje miq:mos e besoni se eshte genjeshtar i lindur,eshte i korruptuar, eshte edhe i paturp dhe asgje me shume.