Vendosni fjalën kyçe....

Salianji publikon foto: Prokuroria si provë për të arrestuarit ka 5 bidona, dy pankarta letre


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar disa foto nga seanca ku sipas tij tregojnë provat që ka prokuroria për 11 të arrestuarit, banorët e Astirit.

Salianji është shprehhur se  nëse vjedh vota  dhe merresh me prostitucion e vrasje, Rilindja të bën deputet, ndërsa kur mbron shtëpinë dhe familjen qytetarët e kanë vendin në burg.

 “Nëse vjedh, trafikon, merresh me prostitucion, me vrasje, me korrupsion Rilindja të bën deputet, ministër dhe të promovon!Nëse denoncon, ngre zërin, proteston, mbron familjen dhe banesën përfundon në burg!

Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike ( bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse!!!”, shkruan ai.

Foto nga seanca te Krimet e Rënda


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *