“Askush nuk duhet të nënvlerësojë tronditjen e shkaktuar popullit, në Francë dhe jashtë saj, pas shikimit nëpër medie të atyre pamjeve që i ngjanin skenave të luftës”, ka thënë Macron para pjesëtarëve të kabinetit të tij.
Organizatorët e lëvizjes “jelekët e verdhë”, të emëruar pas veshjes së tyre të dallueshme po kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit. Atyre iu janë bashkuar shumë qytetarë francezë.
Më shumë se 100,000 persona morën pjesë në protestat e së shtunës në të gjithë Francën. Ata protestuan kryesisht në mënyrë paqësore, përveç në kryeqytet, ku u mblodhën 8,000 demonstrues. Por, më vonë ato u irrituan kur reflektuan për rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale, si dhe ankesat për një sërë politikash të presidentit Macron. Mësohet se u plagosën 19 persona dhe janë arrestuar 40 të tjerë.