Vendosni fjalën kyçe....

Acarimet me Rusinë, presidenti i Ukrainës vendos ligjin e luftës


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar një dekret dhe ka vendosur ligjin e luftës në vend për 60 ditë. Dekreti i nënshkruar hyn në fuqi vetëm pas miratimit që duhet të japë Parlamenti i Ukrainës.

Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është shkallëzimi i mëparshëm i situatës me Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit  mes anijeve të dielën.

Çfarë ndodhi të dielën?

Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre.

Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse.

Burimi: RT

Incidenti në det 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *