Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj fshin postimin ku deklaronte reduktim barrierash tregtare me Serbinë, në kundërshtim me vendimin e Kosovës


Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka fshirë nga postimet e tij në Facebook ku deklarohej se Serbia dhe Shqipëria duhet të ulin barrierat ekonomike dhe doganore me njëri-tjetrin, një prononcim i cili bie ndesh me vendimin e Kosovës për taksën 100 % ndaj produkteve serbe.

“Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shëmbullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”- shkruante Arben Ahmetaj.

Por po të bësh një kërkim në profilin e Ahmetaj në Facebook ditën e sotme postimi i tij është fshirë.

Ditën e sotme gjatë së përbashkët të dy qeverive në Pejë, midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Rama u deklarua pro vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *