Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon: Si gënjen Rama dhe mohon edhe veten për të vjedhur 40 milion Euro


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ai ishte ende në opozitë dhe u kërkonte votën banorëve të Unazës së re.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama.

Mirëpo sikurse ka reaguar pak ditë më parë, Rama, e ka mohuar këtë deklaratë.

Sipas Bashës, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro”, Edi Rama “mohon dhe vetveten”.

Janë bërë tre javë që kur banorët e Astirit u ngritën kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, për shkak se shteti nuk i njihte si pronarë të pronave të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *