Prej disa minutash ka nisur seanca gjyqsore ndaj Daniel Drobaj, 18-vjeçarit që akuzohet se plagosi efektiven e forcave “Shqiponja” Ina Nukën.
Mësohet se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjyqtarët kanë larguar nga salla të deputetët e opozitës. Këta të fundit janë shprehur se sot po i bëhet i gjyq politik 18-vjeçarit dhe se është e turpshme që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim te tille. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë qe i riu i arrestuar per plagosjen e polices raportohet se e ka dorën te fashist me dyshimin se ne komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenje hakmarrjeje”, thuhet në reagimin e PD-së.
“Janë qytetarë që meritojnë banesat e tyre. Kërkojnë t’i nxjerrin në rrugë. Mundi dhe djersa e banorëve të mos shkelet me këmbë.”, u shpreh Flamur Noka.