Vendosni fjalën kyçe....

“Fitova 10 mijë dollarë në baste” – Shkarkohet nga detyra prokurori Artur Selmani


Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, është sharkuar nga detyra. Vendimi është marrë anga KPK-ja, pasi sipas saj, Selmani nuk justifikon pasurinë.

Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, rezulton se në vitin 2004, Selmani ka deklaruar të ardhura nga paga prej 1.4 milion lekësh. Gjithashtu ai pretendon se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive.

KPK duke iu referuar DSIK thotë se Selmani është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ndaj tij ka pasur ankesë nga familjarët e viktimave në lagjen Çole të Vlorës. Familjarët pretendojnë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit.

Prokurori ka thënë në seancë se ai ka hetuar ngjarje të vitit 1997 si dhe Lulzim Bashën për tenderin e pasaportave.

Selmani ishte një nga 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror.

Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *