Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata jep “arrest me burg” për Daniel Drobajn


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Daniel Drobajn, 18-vjeçarin që akuzohet për plagosjen me kapsollë të efektives së policisë Ina Nukës. Kjo e fundit humbi 2 gishta për shkak të shpërthimit të lëndës plasëse.

Avokati i 18-vjeçarit është shprehur se  Dobraj nuk ka dhunuar policinë dhe Prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj tij. 

“Dobraj ka dalë në mbrojte të banesës, nuk ka ushtruar dhunë ndaj policisë. Ka dalë në mbrojtje të banesës së tij klienti im.  Është ushtruar dhunë dhe goditje me grushta në pjesë të ndryshme të trupit pasi 18-vjeçari u arrestua.

Prokuroria nuk ka asnjë provë për të provuar se këtë e ka bërë 18-vjeçari. Thotë që ka një provë nga pamjet televizive, nga pamjet e kamerave. Djali ka pasur 3 kapsolla por nuk i ka hedhur në drejtim të policisë”, u shpreh avokati i 18-vjeçarit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nga salla e gjyqit u larguan edhe deputetët e opozitës. Këta të fundit janë shprehur se sot po i bëhet i gjyq politik 18-vjeçarit dhe se është e turpshme që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *