Vendosni fjalën kyçe....

Kjo nuk ndodh në Shqipëri, policët francezë i dalin në krah protestuesve (VIDEO)


Prej më shumë se një jave, mijëra njerëz janë ngritur në protesta në Paris, kundër rritjes së çmimit të naftës me pak centë.

Përplasje, konfrontime, shashka, fishekzjarre, plagosje e madje edhe një i vdekur, të gjitha këto e kanë shoqëruar lëvizjen e “Jelekëve jeshil”.

Por rasti më i fundit, është ai kur oficerët e policisë, bashkohen me protestuesit duke i mbështetur në kauzën e tyre.

Një video ku shihet se si policët “i bëhen krah” protestuesve është bërë virale në rrjetet sociale, në më pak se 24 orë nga publikimi i saj. Policët shihen teksa veshin edhe ata jelekët jeshil që simbolizojnë kauzën, mbi uniformat e tyre dhe nisin rrugëtimin bashkë.

Një rast ky që mund të shërbejë si shembull jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera edhe të Perëndimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *