Vendosni fjalën kyçe....

Kultivonin drogë, burgosen dy shqiptarët në Britani


Dy shqiptarë, janë dënuar me burg nga gjykata britanike. Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç, të cilët drejtonin një fabrikë kanabisi, u arrestuan 20 tetor në qytetin Gloucester. Secili prej tyre do të vuajë nga 20 muaj burg.

Dy shqiptarët e kultivonin drogën në pesë dhoma të një pallati. Në brendësi autoritetet gjetën 963 bimë kanabis sativa, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera që shërbente në rritjen e lëndës narkotike. Vlera e drogës së kapur mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 paund.

Prokurori i çështjes, Jeremy Oliver e ka konsideruar punën e dy të rinjve shqiptarë si një ndër operacionet më të sofistikuara që ka parë ndonjëherë për rritjen e kanabisit në Britani.

Më herët në seancën dëgjimore për Adeljan Oshafin, avokatja mbrojtëse u shpreh se klienti i saj ishte thjesht “kopshtar” në ndërtesë duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët. Po atë seancë, shqiptari tjetër, 23-vjeçari Neim Bakia nuk shfaqi pendesë duke pranuar rolin e tij në fabrikën e kanabisit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *