Ish-amasadori amerikan, Arvizu, i cili ndodhet në vendin tonë prej disa ditësh ka deklaruar se problemi më i madh i Shqipërisë është hemorragjia e shkaktuar nga largimi i të rinjve nga vendi.
Sipas tij, ky problem duhet zgjidhur në të kundërt vendin e pret një e ardhme e trazuar.
“Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë. Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë. E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë.”, tha Arvizu.
Ai i bëri deklaratat e mësipërme në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ishte i ftuar mëngjesin e sotëm.