Vendosni fjalën kyçe....

“O Daniel, o hero, gjithë Unaza ty të do”, protestuesit thirrje për lirimin e të riut


Banorët e Astirit edhe mbrëmjen e sotme kanë dalë në protestë. Ata po protestojnë sot në ditën e tyre të 23-të në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre. Edhe sot ata kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”.

Me thirrje kundër qeverisë, ‘Qeverie e korruptuar’,  banorët kanë kërkuar dëmshpërblim 100 % për banesat e tyre.

Po kështu ata kërkojnë lirimin nga burgu të 18-vjeçarit Daniel Drobajt, i cili u la sot në burg për plagosjen e polices Ina Nuka. “O Daniel, o hero, gjithë Unaza ty të do”, brohorasin protestuesit.

Të pranishëm në protestë janë edhe deputetët e opozitës. “Danieli është dhunuar nga persona civilë. Këto presione, këto hakëmarrje të kësaj qeverie nuk do ta ndalojnë këtë protestë. Kjo qeveri duhet të tërhiqet sot nga ky projekt korruptiv. Qytetarët janë për një kauzë të drejtë. Këtu nuk vendos as Edi Rama, as Erion Velaij. Këtu vendosim ne.”, u shpreh Klevis Balliu nga protesta. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *