Vendosni fjalën kyçe....

Peja bashkon sot dy qeveritë, të Kosovës dhe Shqipërisë


Ditën e sotme, dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mblidhen në një takim të përbashkët në Pejë.

Sikurse bëjnë me dije mediat kosovare, ceremonia shtetërore do të nisë në orën 10:15.

Më pas do të nisë takimi me nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy shteteve dhe në fund do të jepet një konferencë shtypi e përbashkët nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Takimi përfundon në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.

Pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve. Prandaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve. 

Takimi dyditor ndërmjet qeverisë Haradinaj e Rama, sipas mediave kosovare, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.

Axhenda e takimit:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *