Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritik ndaj Bashkimit Evropian: Ne na ngopin me lugën bosh, Serbisë i hapin kapituj


Nis mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që zhvillohet në Pejë.

fjalën hapëse, kryeministri i Kosovës, Haradinaj, tha se sot është mundësia që dy vendet të arrijnë 9 marrëveshje të rëndësishme ndërsa tha se kjo do çojë unifikimin e ekonomive të dy vendeve.

Kosova është e kombit tonë. “Sot kemi rastin që të nënshkruajmë 9 marrëveshje të rëndësishme. Shqipëria ka mundur përherë ta llogarisë Kosovës por edhe ne e kemi llogaritur përherë Shqipërinë dhe kjo u tregua në Luftën e Kosovës.” – tha Haradinaj.

Kurse kryeministri i Shqipërisë, Rama, tha se Kosova është shtet i pavarur dhe jo një gjysmështet dhe ka tagrin që të marrë vendimet e veta e pavarur.

Ai theksoi se Shqipëria është e zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.

“Për Shqipërinë, Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashim e tij. Shqipëria është më e interesuara që Kosova të përparojë pas pavarësisë së marrë si një e drejtë e munguar.

Mbetemi të zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian dhe të shtetete të tjera, për lëvizjen e lirë të qytetrarëve të kosovës. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës ishte hapi i duhur dhe kuptimplotë në plotësim të kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë një gjysmështet.” – tha ndër të tjera Rama.

Më tej kryeministri tha se ndërsa Shqipërisë i thonë do i hapim negociatat sot do i hapim nesër e Kosovës i thonë do liberalizoheni sot e do liberalizoheni nesër, Serbisë vazhdojnë t’i hapen kapituj në rrugën e saj drejt integrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *