Vendosni fjalën kyçe....

Soros mbyll aktivitetin në Turqi: Spekulimet penguan punën tonë


Organizatat dhe fondacionet e miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros, kanë njoftuar ditën e dotme se do mbyllin veprimtarinë e tyre në Turqi, duke thënë se “pretendimet e pabazuara dhe spekulimet” e kanë bërë punën e yre të pamundur, raportoi “Medya Scope”.

Bordi i Drejtorëve të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, një organizatë bamirëse prej 20 miliardë dollarësh që mbikëqyr dhe pretendon mbrojtjen e të drejtave, zhvillimin e medias dhe programet e tjera në dhjetëra vende, propozoi të ndërpresë të gjitha aktivitetet brenda Turqisë për shkak të një mjedisi të pafavorshëm. Bordi i Administratorëve të organizatës miratoi propozimin, sipas një deklarate nga Shoqëria e Hapur, thuhet në lajm.

Javën e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip denoncoi miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros, duke e akuzuar filantropin miliarder që ka mbështetur protestat e vitit 2013 në Gezi, se ka tentuar ndarjen e Turqisë dhe se ka lidhje me aktivistin kryesor turk, Osman Kavala, i cili ka qenë në burg në pritje të gjyqit prrej më shumë se një viti.

Kavala është i akuzuar për financimin dhe organizimin e demonstratave anti-qeveritare në 2013 dhe se ka lidhje me grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.

Mbi një duzinë njerëzish të lidhur me Kavallën u arrestuan javën e kaluar, pasi vazhdoi goditja e Erdoganit ndaj cilitdo të dyshuar për përfshirje në grusht shteti.

Organizata njoftoi lajmin të hënën, disa ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Sorosin për nxitjen e protestave për të ndarë vendin, duke iu referuar financuesit të moshuar liberal si “çifuti i famshëm hungarez Soros”.

Në deklaratën e saj, Shoqëria e Hapur hodhi poshtë pretendimet e presidentit dhe tha se mjedisin jo miqësor ishte ai që çoi në përfundimin e operacioneve të tyre në Turqi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *