Për vendimin e taksës 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në Serbi ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.
Colleen Hyland, e ka cilësuar si të dëmshme vendosjen e taksës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë. Sipas saj, rritja e taksave ndaj Serbisë nënkupton rritje të tensioneve dhe rritje të dëmtimit të reputacionit të Kosovës.
“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së – rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Udhëheqja strategjike, reagimet joemocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, ka shkruar Hyland në Twitter.