Zëdhënësja e Partisë Demokratie, Ina Zhupa ka sulmuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn. Zhupa akuzon Veliajt se fshihet pas mashtrimeve pasi ka publikuar një video ku shfaqet një grua dhe që nuk ka marrë dëmshpërblim pas prishjes së banesës.
REAGIMI I ZHUPËS
Kur premton Erioni Betoni nje gje, pikerisht atehere duhet ta kuptojne banoret e unazes se re qe mos terhiqen dhe qe eshte mashtrim i rradhes.
Degjoni rrefimin e kesaj banoreje autoktone qe i eshte prishur shtepia te bulevardi i ri. Prej dy vitesh eshte injoruar nga kryemashtruesi Veliaj dhe ska marre as kompesim dhe asgje.
Ky fat do i prese dhe banoret e unazes se re dhe 400 te tjere qe pritet tu prishen shtepite ne Tirane nga kjo qeveri.
Ata kane vetem hesapet per te mbushur xhepat e tyre, te marrin pjesen e luanit nga 40 milion euro dhe banoret ne meshire te fatit ose ne azil. Banoret do vazhdojne me mbeshtetjen e opozites deri ne fund dhe nuk terhiqen nga mashtrimet e nje kryebashkiaku ne ikje.