Vendosni fjalën kyçe....

Anëtarët e KLP-së, Arta Marku mbledhje me prokurorët


Arta Marku Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka vendosur të thërrasë një mbledhje të përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas njoftimit kjo mbledhje  do të zhvillohet më 11 dhjetor në orën 09:00 në një hotel privat në Tiranë. Thirrja e kësaj mbledhje vjen pasi sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar prokurorisë listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e Vetting-ut.

Nga mbledhja e Përgjithshme e Prokurorisë do të zgjidhen 6 Prokurorë për në KLP, ndërsa 5 anëtarët e tjerë do të zgjidhen jashtë sistemit të drejtësisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *