Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj autobusit të Dortmundit, 14 vite burg për të riun që vuri 3 bomba


Sulmi terrorist ndaj autobusit të Borussia Dortmundit, në prill të vitit të kaluar, tronditi opinionin sportiv pak orë para kalendarit të programuar të ndeshjeve në Champions League.

Ditën e sotme u dënua nga gjykata Sergei Wenergold, 29-vjeçari  që shkaktoi panik, por fatmirësisht asnjë të vdekur. Një vit më parë vendosi bombë ndaj autobusit të Dortmundit dhe sot u dënua me 14 vite burg.

Sipas prokurorëve në rajonin e Nordrhein-Westfalen, synimi i sulmit ishte që të goditej rëndë skuadra verdhezi, në mënyrë që ai të përfitonte më pas nga rënia drastike e aksioneve të Borussia Dortmundt.

 

Më 11 prill 2017, atentatori vendosi 3 bomba gjatë itinerarit që autobusi i skuadrës së futbollit kishte programuar të përshkonte deri në stadium, për ndeshjen ndaj Monacos. Futbollisti Bartra dhe një polic u lënduan në mënyrë serioze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *