Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka nisur procesin e vlerësimit dhe matjeve të objekteve për të nisur procedurat e e shpronësimit për pronarët që kanë rënë dakord. Të paktën kështu njofton sot “ARRSH” që ka publikuar disa foto nga këto banesa në zonën e Astirit dhe grupet e inspektimit.
“Grupet e inxhiniereve te ARRSH po vazhdojne normalisht procesin e vleresimit dhe matjeve te objekteve pronaret e te cileve kane depozituar dosjet prane ketij institucioni ne funksion te procedures se shpronesimit.”, thuhet në njoftim.
Po sipas ARRSH-së, fotot janë realizuar “Në të tre lotët e segmentit Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”.
Mirëpo në protestën e sotme, banorët u shprehën se nuk do lejonin askënd të prekte banesat e tyre, pa u pranuar kërkesat e tyre. Madje kundërshtuan edhe prishen e shtyllave të ndriçimit në rrugë.
Një nga qytetarët, përmendi rastin e djeshëm duke kritikuar kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili tha se prishi dy banesa të Unazës së Re, ndërkohë që ato ishin në zonën e Laprakës.
“Gënjeu dje Erion Veliaj duke thënë se prishi shtëpitë në Unazës e Re, ai b*thpambuk. Këtu do të ketë fundin e vetë Edi Rama, se këta janë hallexhinj, të mos vërë policinë kundër nesh Edi Rama”, tha qytetari.