Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit: Ata që takuan sot Veliajn janë punonjës administrate, nuk jemi ne


Banorët që preken nga projekti i “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë. Ata kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre sipas vlerës së tregut.

Banorët janë shprehur se në takimin e sotëm me Veliajn kanë qenë pjesëmarrës s punonjës të administratës dhe qytetarë që kanë bërë kompromise me kreun e Bashkisë.

“Gjithçka që flet Erion Veliaj janë një mashtrim i gjallë. Njerëzit që protestojnë për shtëpitë janë vetëm këtu. Pastaj pazaret e disa pseudo-banorëve janë gjë tjetër. Asnjë protestues që proteston këtu, nuk ka qenë në takim me Veliajn. Ne nuk i lëshojmë shtëpitë tona. Erion Veliaj po mashtron”, u shpreh një banor para mediave.”, u shpreh një banor.

Banorët kanë bllikuar të dyja akset e rrugës.  Banorët vazhdojnë me të njëjtat thirrje “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”.

“Ne po kërkojmë të drejtën tonë, djersën që është derdhur. Pse sot duhen të na flakin në rrugë? Janë 2 mijë banorë që janë në rrugë. Nuk e kuptoj pjesën tjetër të Shiqërisë kur pjesa tjetër del në rrugë.”, u shpreh një nga banorët.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *