Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit i dërgojnë letër Arta Markut: Po na dëbojnë me forcë, heto Gjiknurin, Veliajn e Qendron


Banorët e Unazës së Re i kanë kërkuar Kryeprokurores, Arta Marku që të nisë hetimet për Korrupsion dhe shpërdorim detyre ndaj Minsitrisë së Infrastrukturës, Bashkisë Tiranë, ARRSH-së dhe ALUIZNI-t.

Banorët e Unazës së Re kanë më shumë se 20 ditë që priotestojnë kundër prishjes së banesave të tyre për zgjerimin e rrugës, prishje për të cilën nuk do marrin asnjë dëmshpërblim.

Ata e cilësojnë veprimtarinë e institucioneve qeveritare si “dëbim më forcë”.

Në letrën dërguar Markut dhe që shkon për dijeni të presidentit Meta dhe Avokates së Popullit, Ballanca, banorët i shpjegojnë me detaje kryeprokurores veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore që nga shenjimi me kryq i shtëpive nga persona të paidentifikuar deri tek lajmërimi me gojë se banesat e tyre do të prishen për shkak të një projekti të panjohur më parë.

“Prishja e banesave dhe marrja e truallit, pa na ofruar më parë një dëmshpërblim të drejtë të dëmit që na shkaktohet, përbën veprim arbitrar të autoriteteve publike, që cenon të drejtën tonë të pronës.”- thuhet në letrën e banorëve për Arta Markun.

Ata vënë në dijeni edhe Presidentin e Republikës, Avokaten e Popullit dhe Prokurorinë e Tiranës, banorët e Unazës së Re tregojnë me hollësi procedurën dhe hapat që ata kanë ndjekur në të kaluarën për legalizimin e tyre, duke respektuar çdo kërkesë ligjore.

“Secili prej nesh, ka paguar tarifat e shërbimit të kërkuara nga autoritetet kompetente shqiptare, janë njoftuar nëpërmjet njoftimeve në shtypin e shkruar nga ALUIZNI që banesat tona janë kualifikuar për legalizim, është miratuar për disa raste kalimi i tyre në pronësi të subjekteve poseduese me VKM përkatëse dhe janë në fazën përfundimtare të procesit.

Për pasojë, gjatë gjithë kësaj periudhe, kemi qenë në pritje të marrjes së lejes së legalizimit, duke krijuar pritshmërinë e ligjshme të trajtimit të barabartë nga ana e shtetit, jo vetëm me banorë të tjerë të zonës që i janë legalizuar banesat, por me të gjithë qytetarët që kanë qenë subjekt përfitues nga ligji i legalizimeve.” – thuhet në letrën ku i kërkohet nisje e hetimeve kryesisht Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Në fund ata shprehin besimin se Prokuroria do të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe të paanshme, në mbrojtje të interesit të qytetarëve. 

*Letra e plotë e banorëve: KALLZIM-NE-PROKURORI-NGA-BANORET-E-UNAZES


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *