Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nëse Rama kërkon të sulmojë Brukselin le ta bëjë nga Tirana dhe jo nga Kosova


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qëndrimet kundër BE-së të bëra nga kryeministri Rama janë bërë për shkak të dështimit të tij të plotë dhe ai gjeti strofkullën e fundit nacionalizmin për të dhënë këtë mesazh kundër Brukselit.

Lidhur me këtë deklarata të Ramës, ish-kryeministri u shpreh në emisionin “Përballë” në RTSH se Rama nëse kërkon të sulmojë Brukselin le ta bëjë në Tiranë dhe jo që nga Kosova.

Nëse takimet midis Shqipërisë dhe Kosovës, shfrytëzohen për Kryeministrin e Shqipërisë, është një veprim antikombëtar. Në rast se Rama për shkak të dështimit të tij të plotë për integrimin e lidhur kjo me krimin në vend, Rama për shkak të bllokimit të integrimit, dhe ky ca gjeti, nacionalizmin e verbër si strofullën e fundit të horrave.  Nëse ka gjë kundër Brukselit, le ti bëjë nga Tiranë nga zyra e tij dhe jo të shkojë në Kosovë dhe të sulmojë Bashkimin Evropian” u shpreh Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *