Vendosni fjalën kyçe....

Demaskohet Veliaj, si u përpoq të “mashtrojë publikun” për Unazën e Re (FOTO)


Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e shiti shembjen e dy banesave në zonën e Laprakës, sikur dy familje nga Unaza e Re kishin pranuar shembjen e banesave të tyre me kompromis, mirëpo banorët e Astirit zbuluan çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Të dashur miq ky lajm është një përgënjeshtrim se nuk ka lidhje me Unazën e Re por me disa magazina e banesa mbrapa AMC-së në zonën e Laprakës, po ky Eri kërkon panik dhe provokim për banorët e Unazës së Re.”, shkruajnë në faqen e tyre banorët e Unazës.

“Mashtrimi i rradhës i Erion Veliajt… Në segmentin shkolla teknologjike-sheshi Shqiponja nuk ka filluar prishja dhe as nuk do të fillojë prishja e asnjë banese derisa të zgjidhet çështja e shteti të bjerë dakord me qytetarët… Ne nuk dorëzohemi do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak deri në fund. Erion Veliaj këtu vendosim ne dhe jo hajdutët dhe mashtruesit si Ty.”, thuhet në një tjetër postim.

Kryebashkiaku Veliaj mesa duket është munduar të hedhë hi mbi sytë e opinionit publik, duke nënvlerësuar kauzën e banorëve të Astirit. Postimin Veliaj e bëri në të njëjtën ditë kur deklaroi se banesat sociale në ndihmë të banorëve të Unazës së Re janë gati. Madje i kishte inspektuar vetë 15 apartamentet e para./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *