Pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor.
Mësohet se sot ka përfunduar afati prej 30 ditësh ku Gjata ishte në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, të ndodhur më 4 tetor të këtij viti. Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor.
Pak ditë më parë Aleks Boshnjaku u vetëdorëzuar në Polici. Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore me Ervin Matën.
Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo I’u kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.