Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e PS Leskovik drejtoreshë shkolle me arsim për “Marksizëm”, konkursi fiktiv


Emisioni  “BOOM” ka denoncuar së fumdmi se emërimi i kryetares së Partisë Socialiste Leskovik, në pozicionin e drejtoreshës së shkollës së mesme “Jani Vreto” të këtij qyteti, është bërë në shkelje të udhëzimit nr.57 për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar.

Ky udhëzim përcakton se kandidati për drejtor në institucionin publik të arsimit parauniversitar duhet:
a) të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diploma të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007″ për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Titulli i diplomës së kryetares së PS Leskovik Dallëndyshe Kravari, njëkohësisht fituese e konkursit për drejtor në shkollën Jani Vreto të këtij qyteti, është punonjës i shkencave politike dhe jo mësues.
E kontaktuar nga “BOOM”

drejtoresha e sapoemëruar shprehet se diploma e saj i përket vitit 1985, mban titullin “Punonjës i Shkencave Politike”, por dega është filozofi. Teksa gazetarja e pyet se çfarë mësohej në filozofinë e vitit 1985 drejtoresha thotë se atëherë kjo lëndë quhej Njohuri Fillestare në Marksizëm – Leninizmit.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit, institucion që inspekton procesin e emërimit të drejtorëve në shkolla, pranon se në raste të tilla, punonjësi i shkencave politike, mund të jetë mësues, sipas udhëzimit për profil të përafërt, por jo drejtues shkolle.

Udhëzim nr.57 në pikën 9 parashikon gjithashtu se drejtori i institucionit publik të arsimit parauniversitar nuk duhet të bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike. Ndërkohë prej disa javësh, kryetarja e partisë socialiste mban edhe postin e drejtoreshës së shkollës së mesme Jani Vreto, në shkelje të këtij udhëzimi. Ky fakt është pranuar edhe nga përgjegjësi i zyrës arsimore Kolonjë Virion Çaushi në një intervistë dhënë gazetares së BOOM.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *