Vendosni fjalën kyçe....

Mallrat serbe, Daçiç -Ramës: Vrave bashkëpunimin rajonal


Një ditë më parë kryeministri i Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovës pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë i dha mbështetjen e tij taksës së vendosur nga qeveria e Haradinajt për produktet serbe.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke thënë se me deklarime të tilla ka ‘vrarë konceptin e bashkëpunimit rajonal’. 

Daçiç, gjithashtu, ka thënë se për deklaratat e tilla do të flasin edhe në takimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me mbledhjen e dy qeverive Vuçiç një ditë më parë u shpreh:  “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *