Vendosni fjalën kyçe....

“Natën te Unaza e Re vijnë kriminelë e kërcënojnë banorët të largohen” – Paloka rrëfen denoncimin


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Paloka, është treguar i ashpër ndaj kryeministrit Rama për atë që po ndodh në Unazën e Re.

Ai tha se regjimi i Edi Ramës nuk kursen asgjë përpara interesave të tij. “Ndërkohë që krim bën kërdinë në vend, Rama i ka vërsulur policinë popullit”, tha Paloka.

 “Nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Është një regjim që për interesa të xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë. As strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat nën këto streha. Shiheni, ka ngritur gjithë policinë në këmbë.

Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë. Ky ngre gjithë policinë kundër banorëve të kësaj zone që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që jo vetëm ia jep jo vetëm Kushtetuta more, por e drejta njerëzore. Të gjithë ne kemi të drejtë të kemi një strehë mbi kokë.” – tha Paloka.

Paloka denoncoi atë që ndodh natën në zonën e Unazës së Re. Ai tha se ajo që ndodh me policinë ditën, nuk është asgjë me atë që ndodh natën, ku banmorët kërcënohen sipas dëshmisë së banorëve nga kriminelë.

“Ajo që bën policia ditën këtu nuk është agjë. Banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me policinë është histori tjetër. Natën këtu vijnë kriminelë, kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtimet për të ndërtuar pallatet kur të largohen këta banorë.

Vijnë dhe kërcënojnë banorët. Vijnë natën me xhama të zinj, natën dhe ju bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë. Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin. Për ndjenja njerëzore as nuk bëhet fjalë më. Përpiqen të mashtrojnë disa banorë duke i joshur për t’i nxjerrë më pas në televizor. Kush nga ju do pranonte të dilte në rrugë.” – theksoi Paloka.

Më tej Paloka tha se banorët të mos i besojnë propagandës së Ramës dhe Veliajt, pasi shembujt janë të shumtë duke përmendur banorët e Bulevardit të Ri, për të cilët Paloka tha se nuk kanë marrë asnjë qindarkë deri më sot, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të protestojnë deri në largimin e Edi Ramës.

“Ka shumë qytetarë që po protestojnë, banorët, studentët, minatorët. Problemi është vetëm një dhe zgjidhja po ashtu. Zgjidhja është largimi sa më parë i Edi Ramës nga ajo karrige.” – mbylli Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *