Dy shqiptarë të Kosovës janë ndaluar sot në pikën kufitare në Morinë, ku po tentonin të hynin në Shqipëri. Njëri prej tyre rezulton i akuzuar në Gjermani për veprën penale “Plagosje”, ndërsa ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Tjetri rezultonte i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”, në Malin e Zi.
Po ashtu është arrestuar edhe një 56-vjeçar nga Tropoja, i cili rezulton i dënuar me 1 vit e 2 muaj e 14 ditë burg, për veprën penale të ”Kultivimit të bimëve narkotike”.
“Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Ndalohet një shtetas i dënuar me 1 vit 2 muaj e 14 ditë burg.
Gjithashtu, arrestohen dy shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, ndaluan shtetasin në kërkim, -A.M., vjeç 56, banues në fshatin Gri, Tropojë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Apelit Shkodër me vendim Nr.894, datë 14.11.2018, e ka dënuar me 1 vit 2 muaj e 14 ditë burg, për veprën penale të ”Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal .
Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në hyrje bënë ndalimin e dy shtetasve kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;
-R.B., vjeç 30, banues në Devë-Gjakovë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga autoritet Gjermane.
Autoriteti gjyqësor në Ulm, Gjermani, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje” të parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
-M.B., vjeç 30, banues në Gjakovë, Kosovë.
Ndaj këtij shtetasi, autoriteti gjyqësor Cetinje, Mali i Zi, ka lëshuar Urdhër-arrestin Ndërkombëtar, dhe e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tyre, me qëllim ekstradimi, si dhe materialet e përpiluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.