Tensionohet situata në zonën e Astirit ku punonjësit e policisë bashkiake dhe forcat e rendit, janë parë sërish në zonë. Ata kanë tentuar të heqin shtyllat e ndriçimit, mirëpo banorët e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se nuk do të bëhet pa miratimin e tyre.
“Të lutem mos e prek, jemi qytetarë.Policia, shqiponja, rendi, kemi respekt ndaj jush, por nuk bëhet karriera duke shtyrë njerëz.”, dëgjohet të thotë një banor.
“Jam një banore e Unazës së Re, jemi shumë të irrutuar nga sjellja e këtyre policëve që pengojnë protestuesit, nuk kanë pse t’i heqin pa u marrë vendimi do ikin banorët apo jo.
I themi Edi Ramës, të lutem mos u sill arrogant për popullin. Populli votoi jo për arrogant por për kryeministër. Ai e ka mbështetjen se e ka karrigen. Siç u ka premtuar gjithë popullit mbarë se do bëj këtë e po bëj atë, në fund po i shtyp të mbajë karrigen e tij”, tha zonja.
Ndërsa një tjetër prej qytetarëve, përmendi rastin e djeshëm duke kritikuar Erion Veliajn, i cili tha se prishi dy banesa të Unazës së Re, ndërkohë që ato ishin në zonën e Laprakës.
“Gënjeu dje Erion Veliaj duke thënë se prishi shtëpitë në Unazës e Re, ai bythpambuk. Këtu do të ketë fundin e vetë Edi Rama, se këta janë hallexhinj, të mos vërë policinë kundër nesh Edi Rama”, tha qytetari.
Po ashtu një prej protestuesve u ndalua nga policia. Por siç u ndalua, ai u lirua sërish pasi banorët e tjerë bllokuan furgonin e policisë duke kërkuar lirimin e tij.
Pas lirimit ai u prit me duartrokitje. Në një prononcim për “FaxWeb”, protestuesi tha që në fugonin e policisë e kanë dhunuar.
“Më goditën aty brenda, te furgoni i policisë. Nuk e kuptoja nga më vinin grushtat.
Kam punuar 15 në Angli dhe krejt kontributin e kam hedh në Shqipëri. Ta mbajë mend shteti, Edi Rama e erion Veliaj, se kjo s’do më ndodhë mua.”, tha personi që sapo u lirua dhe u mirëprit me duartrokitje nga protestuesit.
“Është e katërta herë që më prishet lokali im, prandaj nuk kam dalë në televizor.”, vazhdoi edhe njëherë.
Pas lirimit të protestuesit, ka nisur sërish puna për heqjen e shtyllave të ndriçimit. Dy prej shtyllave janë hequr deri më tani. /Hashtag.al.