Protesta te Astiri vijon çdo ditë dhe banorët janë shprehur të prerëse duan dëmshpërblim për banesat e tyre. Ata akuzojnë qeverinë se ky projekt është për të mbushur xhepat e tyre.
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro ka dalë në një deklaratë për mediat dhe iu bëri thirrje banorëve që të paraqiten pranë ARRSH me dokumente e pronave të tyre. Po ashtu ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, në lidhje me faktin se projekti në fjalë është i jashtëligjshëm.
“Projekti ka kaluar të gjitha fazat. Projekti është konform standarteve”, u shpreh ai.